Versione albaneseVersione italianaVersione ingleseVersione tedesca
Hotel Restaurant Rapsodia


Guzhinjeri

 

Alfred Marku Quhem Alfred Marku, lindur ne Krajen – Lezhe ne Shqiperi ne nje dite te ftohte dimri, te vitin 1979.
Ne shqip emri i tokes sime do te thote „vendi i shqiponjave“ por deri ne 1990 njerezve te mi nuk ju eshte dhene mundesia te hapnin krahet e lirise dhe te zgjidhnin te ardhmen. Komunismi na kishte izoluar nga pjesa tjeter e botes dhe kur rregjimi ra na la nje trashegemi e perbere nga shume probleme ekonomike. Keshtu qe ne moshen gjashtembedhjete vjeç u nisa per ne Itali. Isha nje nder shume te tjere. Isha kokeforte dhe ambicioz per te dale me sukses ne punet e jetes por duhet te gjeja rrugen time. Ishte 10 qershor 1995 dhe ate dite do e kujtoj gjithmone.
Puna e pare qe kam bere ishte lavapjates. Nje pune e ulet, e lodhshme por qe me mesoi shume mbi njerezit dhe mbi vetveten. Nga kjo eksperience mora frymezimin per ate qe do ishte e ardhmja ime ne boten e gastronomise. Sot jam nje Shef dhe per kete i detyrohem mbi te gjitha rruges qe nisa nga aty dhe qe me vendosmeri kam pershkuar deri kur pata rastin e pare e te vertete pune ne nje guzhine, ne vitin 2003 per nje restorant me Stella Michelin (eshte nje medalje qe jepet Restoranteteve me emer te lart) . Nje esperienze, fale se ciles kam mesuar te kuptoj cili eshte shpirti qe duhet te kete nje guzhinier. Pjatat mund te jene te shpejta dhe praktike ose te perpunuar dhe te rafinuar por ajo qe nuk duhet te mungoje kurre eshte pasioni dhe fantazia qe te jep dhe mundesine te defrehesh ne mes te furnelave.
Keshtu duke ecur perpara me shpejtesi , u ndjeva i gatshem te perballoj nje sfide tjeter : te merrja nje restorant . Kjo aventure filloi ne 2004 me Agritur Val d’Egoi ne Tremosine Valle di Bondo. Fale besimit te Zoterise Franco Rossi . Ketu kam len te lire te gjithe fantazine time duke u shprehur lirisht dhe duke propozuar klienteve te mi pjata tipike te kombinuara me shije te reja, duke kerkuar te lidhe traditen me te ardhmen. Qe ne fillim klientela ka treguar kuriozitet te madh kundrejt kombinimeve qe propozoja dhe shume me kane ndihmuar duke me dhene keshilla te çmueshme duke permiresuar piatancat dhe duke u vene gjer emrin.
Per te eksperimentuar recetat me te guximshme u mbeshteta ne disa menù te shijushme qe organizoja çdo jave ne Agritur. Vitin e kaluar, fale suksesit te tyre, gjate nje manifestimi ne Rovereto nga Gambero Rosso, qe quhej “Mescolanze” me kane ftuar te raprezentoj me guzhinen, token time te origjines. Shume i emocionuar , dua te them, sepse gati askush nuk e njeh traditen e shqipetareve dhe me shuma ta prezentoja me ane te guzhines time.

“Beso ne ate qe ben dhe beje sa me mire”, gjithmone. Kjo eshte filozofia ime. Me kete ide ne koke dhe fale ndihmes qe me ka dhene prinderve po kthehem ne shtepi per te hapuh nje hotel- Restorant qe e kam quajtur “ Rapsodia”. Mbas ketij projekti qendron gjith jeta ime: ai qe kam qene dhe ai qe do te jem. Kam zgjedhur emrin “Rapsodia” sepse dua tju ofroj miqeve te mi eksperience te mahnitshme qe te ben te harrosh stresin dhe shqetesimet e jetes te perditshme. Dua qe klienti te ndiehet i mbeshtjelle nga nje melodi. Do prezentoj pjata te tradites Shqipetare te lidhura me esperiencen time ne Itali. Kam akoma shume pasion dhe deshire per te bere kete pune (Guzhinjer). Me ne fund shpresoj te kurorezoj endrren time duke bere ate ne te cilen besoj me shume dhe se per kete do me duhet te le miqte e mi ne Itali qe ne keto vite me kane bere qe te ndjehem si ne shtepine time. Faleminderit te gjitheve, Jeni te Mire pritur.


Shef Alfred Marku

Hotel Ristorante
Rapsodia

Lezhe• Albania
Tel. +355 682947771
info@hotelrapsodia.com