Versione albaneseVersione italianaVersione ingleseVersione tedesca
Hotel Ristorante Rapsodia


Guzhina jone

 

Te pershkruash me fjale ate qe kemi mundesi te jetojme nepermjet ndjenjave te shijeve dhe te nuhaturit nuk eshte gjithmone e padobishme. Mbi te gjitha, nese mbas pjates qe arrin ne tavolinen tuaj qendron nje filozofi ristoracioni. Mund ta permbledh ne nje fjale te vetme: perzierje. Mendimi im lidhet me esperiencen e viteve te kaluara ne Itali, kerkimet dhe fantazine qe kam mesuar nga guzhinieret qe kam takuar si dhe kujtimin e kultures te guzhines shqipetare. E gjitha kjo perkthehet ne shume veprime te vogla e te tencionuara dhe te pamundura qe te permblidhen ne pak fjale.

Te gjitha keto sebashku perbejne guzhinen time, e cila eshte dhe frut i karakterit tim kokeforte dhe pasional. Dhe pse ndjehem i lidhur me kulturen e kaluar te guzhines ku dominojne produktet tipike dhe te fresket, kam menduar per nje guzhine qe prezanton lidhjen mes asaj qe ishim dhe asaj qe jemi sot, mes te vjetres dhe te rese. Kjo eshte perzierja per te cilen fola. Dhe per te vjeter le te kuptoj recetat spontane te guzhines Italiane dhe shqipetare shume e pasur me shije, te ndryshem nga vendi ne vend; ndersa modern eshte elaborimi, kombinimi i ushqimeve dhe teknikat qe ndjekin dhe kerkojne te avancojne zhvillimin e zakoneve,veseve dhe shijeve te njerezve. Ngrenja per ne eshte per te gjithe e nevojshme dhe ndjenjat e shijeve te tona jane te stervitura dhe kerkues.

Eshte e drejte çe lumturine tone ta rikthesh dhe te ushqimi. Sepse nje guzhine e mire reflekton djenjat e shijes, nuhatjes dhe te shikimit dhe mbase ndikon dhe me mire se sa nje piktura ose nje muzike, te cilat nuk mund te na ngopin stomakun por vetem mendjen. Ate qe do doja per ndjenjat tuaj eshte qe te rizultoje sa me pak banaliteti i nje funksioni kryesore te jetes sone .

"Te ushqehesh duke u kenaqur". Do keni mundesi te provoni shije te reja, ushqime qe ndezin kujtimet, do ju peshkoj embelsisht nga ndjenjat e shijeve duke ju ofruar nje shetitje ne hapesiren e pakufizuar te pasionit tim per guzhinen. Do te vleresoni buken, makaronat dhe embelsirat e bera ne shtepi, gjithmone te fresketa dhe te shumellojshme qe ndjekin nderrimin e stineve. Do te gjeni nje guzhine me nje menu qe do ju kenaqe si te keni ardhur per nje takim galant ose thjeshte me familje. Dhe femijet do kene mundesine te hane si te medhenjte duke gjetur ne tavoline me nje mundesi tjeter loje. Pra guzhina jone eshte e hapur dhe nuk ju ngelen gje tjeter veçse ta provoni!j

Ah gati po me ikte nga menda. Nese keni kenaqesine te kaloni raste speciale si pagezime, kungime, martesa ne nje vend special, ne ju ofrojme organizim banketi, menù degustacioni dhe darka me tema. Planifikojme sebashku festat tuaja.


Hotel Ristorante
Rapsodia

Lezhe• Albania
Tel. +355 682947771
info@hotelrapsodia.com